top of page

Premier Ligë: Alexis shkëlqen në hakmarrje

11 Janar 2015

Alexis Sanchez ia kthen borxhin Stoke Cityt me performancë të shkëlqyer në Emirates sot. Arsenal i është revanshuar ashpër Stoke Cityt për humbjen që ia patën shkaktuar një muaj më parë në Britannia (3-2). 

 

Kiliani Alexis Sanchez edhe njëherë ka treguar cilësitë e tij dhe rëndësinë e tij në ekipin e Topçinjëve duke shënuar dy herë dhe duke asistuar një herë në fitoren prej 3-0 ndaj Stoke Cityt sot. 

 

Fitorja e ngre Arsenalin në vend të pestë të tabelës, derisa ekipi i Arsene Wengerit barazohet me Southamptonin me pikë për momentin. 

 

Ajo që vlen të përmendet është se Mesut Ozil ka hyrë në lojë në 17 minutat e fundit të ndeshjes, ku shënoi kthimin e tij nga lëndimi, derisa zëvendësoi françezin, Olivier Giroud. 

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page