top of page

Seria A : Pa problem ndaj Veronës

18 Janar 2015

Juventus mposht lehtë Veronën, për të ngritur avantazhin në krye të tabelës ndaj Romës. Bianconerët kanë mbrojtur traditën e pamposhtshmërisë ndaj Veronës në Serie A. Verona, që asnjëherë nuk ka mposhtur Juventusin në elitën italiane të futbollit, me 4 barazime e 21 humbje në përgjithësi, sonte ka regjistruar edhe disfatën e 22-të kur furia juventine filloi me Paul Pogban, që gjithnjë e më shumë po rritet si lojtar. 

 

Argjentinasi Carlos Tevez me dy gola të shënuara sot, ngriti kuotën në listën e shënuesve të Serie A, në 13, derisa ngriti edhe distancën ndaj përcjellësve të tij, bashkëkombasve, Paulo Dybala dhe Mauro Icardi, që kanë nga dhjetë gola të shënuara. 

 

Me 5 pikë më shumë se përcjellësja e parë, Roma, Juventus javën që vjen do të takohet me ekipin tjetër nga ky qytet, Chievo, para dueleve të vështira ndaj Udineses dhe Milanit.
 

Please reload

Më të fundit

bottom of page