top of page

La Liga : Barça fiton derbin

11 Janar 2015

Barcelona ka arritur që të shënojë fitore në derbi ndaj Atletico Madridit. Barcelona ka shënuar fitore të madhe sonte ndaj Atletico Madridit në Camp Nou, duke e mposhtur në derbi 3-1. 

 

Treshja sulmuese e Barcelonës ka shënuar nga një gol në fitore, ku Lionel Messi realizoi asistimin jubilar, të njëqindtë në La Liga sonte, kur ia pasoi topin Luis Suarezit për golin e dytë. 

 

Tridente, siç quhet me një emër treshja sulmuese e Barcelonës, kanë bërë disa kombinime maestrale sonte, duke treguar komunikim edhe më të mirë me kohë. Kjo ka qenë ndeshja e tretë e Barcelonës, ku Tridente ka shënuar. 

 

Me fitore, Barcelona mbetet një pikë pas Realit që ka një ndeshje më pak të zhvilluar në La Liga. 

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page