

Bashkimi nxirret në fund
6 Dhjetor 2014
Bashkimi fiton ndeshjen tejet interesante ndaj Vëllaznimit, duke u shkëputur në fund. Bashkimi nuk ka lënë vend për befasi, edhe pse Vëllaznimi ishte shumë afër ta bëj këtë.
Bashkimi 81- 71 Vëllaznimi
Bashkimi nuk ka lënë vend për befasi, edhe pse Vëllaznimi ishte shumë afër ta bëj këtë.
Ndeshja ka qenë e barabartë gjatë gjithë kohës, derisa prizrenasit janë shkëputur në rezultat në dy minutëshin e fundit të ndeshjes me treshe të Tom Tankelewicz dhe Spencer Dixon.
Vëllaznimi kishte epërsi në pjesën më të madhe të ndeshjes, derisa prizrenasit u rikthyen në pjesë të dytë, saktësisht në çerekun e fundit për të fituar këtë ndeshje.
Spencer Dixon me 22 pikë ka qenë më efikasi në radhët e prizrenasve, derisa Kreshnik Juniku me double-double prej 10 pikëve dhe 10 kërcimeve ka ndihmuar gjithashtu në fitore të Bashkimit.
Te gjakovarët, Dino Hodzic, ka qenë thuajse i pakapshëm. Ai ka shënuar 23 pikë dhe 9 kërcime për Vëllaznimin, derisa ndihmë të madhe ka dhënë edhe Korab Prekazi me 15 pikët e tij.
Bashkimi vazhdon të mbajë vendin e tretë në tabelë për momentin, derisa Vëllaznimi mbetet i pesti.
Statistikat individuale te Bashkimi
1. Spencer Dixon : 22 pikë 5 kërcime 5 asistime
2. Tom Tankelewicz : 13 pikë 6 kërcime 1 asistim
3 .Altin Morina : 11 pikë 5 kërcime 5 asistime
4 .Kreshnik Juniku: 10 pikë 10 kërcime 3 asistime
5. Endrit Hysenagolli : 10 pikë 7 kërcime
6. Qëndrim Biraj: 10 pikë 5 kërcime 3 asistime
7 .King Tawaski: 5 pikë 6 kërcime 1 bllokadë
Statistikat individuale te Vëllaznimi
1 Dino Hodzic 23 pikë: 9 kërcime 3 asistime
2 Korab Prekazi: 15 pikë 1 kërcim
3 Phil Brooks :14 pikë 6 asistime 1 kërcim
4 Marijo Hajdic: 8 pikë 2 kërcime 2 asistime
5 Genti Zeka 6: pikë 4 kërcime 2 asistime
6 Driton Rraci: 3 pikë 1 asistim
7 Imer Tahiri: 2 pikë 7 kërcime 1 asistim