top of page

Derbi pa rivalitet

30 Nentor 2014

Sigal Prishtina me 20+ ndaj Bashkimit. Edin Bavcic koshashënuesi i ndeshjes, Dardani asistues. 

Sigal Prishtina ka kaluar tepër lehtë kundërshtarin e radhës në Superligë, në ndeshjen që dikur ishte derbi, e në vitet e fundit vetëm quhet ashtu. 
 

                                        Sigal PRishtina      92     69   Bashkimi 

Bashkimi i pafuqishëm, derisa Bavcic e Berisha shkëlqenin.Bashkimi ka qenë plotësisht i pafuqishëm karshi prishtinasve kampionë, derisa që në çerekun e parë ata ranë në minus prej 12 pikëve. 

Përkundër se njëfarë këndellje pasoi në çerek të dytë, kjo ishte e tëra nga prizrenasit të cilët u dënuan me 18+ në çerek të tretë për finish të lehtë të ekipit të Sabit Hadzicit. 

Qendra boshnjake, Edin Bavcic, ishte koshashënuesi i ndeshjes sonte, duke shënuar 25 pikë, prej të cilave 3 treshe, derisa Dardan Berisha regjistroi double-double prej 18 pikëve dhe 13 asistimeve sonte në fitoren e ekipit të tij. 

Hadzic i dha mundësi të gjithë basketbollistëve të paraqiten në ndeshje, përveç Kushtrim Sadikut, derisa nga banka më së shumti kontribuoi Leonad Mekaj me 8 pikë të shënuara. 

Dixon, natë për tu harruar

Ndalja e Endrit Hysenagollit, ndoshta ka qenë arsyeja kyqe e uljes së efikasitetit të Bashkimit. Qendra shqiptare u ndalë në 9 pikë, derisa as ndihmësi i tij amerikan Tawaski King, nuk arritit të ndihmojë më shumë - me 11 pikë të shënuara. 

Koshashënuesi më i mirë te portokallezinjtë ishte Kreshnik Juniku që shënoi 18 pikë për ekipin. Derisa amerikani Spencer Dixon, nga 8 tentime gjatë ndeshjes nuk qëlloi asnjëherë koshin kundërshtar duke përfunduar ndeshjen pa pikë të shënuar. 
 

         Statistikat ekipore
 

 SIGAL PRISHTINA   BASHKIMI

Çereku i parë 31          19

Çereku i dytë 15          20   

Çereku i tretë 30         12

Çereku i katërt 16       18

Kërcime 32                  30

Asistime 28                 22

Bllokada 7                     1

 

Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Edin Bavcic :  25 pikë  4 kërcime 2 asistime

2 Dardan Berisha:18 pikë  13 asistime 2 kërcime

3 Edmond Azemi :15 pikë   5 kërcime          5 asistime

4 Blerim Mazreku: 5 pikë   4 kërcime 3 bllokada

5 Leonard Mekaj: 8 pikë   3 kërcime 1 asistim

6 Jordan Hulls : 7 pikë   6 asistime 2 kërcime

7 Gary McGhee : 2 pikë   9 kërcime 2 bllokada

8 Muhamed Hasani :2 pikë 2 kërcime

 

 

Statistikat individuale te Bashkimi

 

1 Kreshnik Juniku 18 pikë 1 kërcime 1 asistim

2 Tom Tankelewicz 15 pikë 6 kërcime 4 asistime

3 Tawaski King 11 pikë 5 kërcime 1 asistim

4 Endrit Hysenagolli 9 pikë 9 kërcime 1 asistim

5 Qëndrim Biraj 9 pikë 4 asistime 2 kërcime

6 Adnan Mustafa 7 pikë 2 asistime 1 kërcim
 

Prishtina vazhdon të jetë lidere e Superligës, derisa Bashkimi ka regjistruar disfatën e katërt të stinorit. 

 

Please reload

bottom of page