top of page

Trepça i kthehet fitores

30 Nëntor 2014

Pas dy disfatave, Trepça i kthehet fitores dhe atë krejt në fund të takimit ndaj Besës.Trepça ka arritur që të shënojë fitoren e parë pas dy humbjeve në Superligë 

 

 

Ekipi mitrovicas që ishte sonte mysafir në Karagaç ka luftuar shumë për të arritur epërsinë dhe krejt në fund e arriti atë për të fituar ndeshjen.

Besa ka qenë në avantazh gjatë gjithë kohës dhe nxënësit e Fabian Gjukës, krejt në fund e lëshuan epërsinë nga dora për tu mposhtur me rezultat minimal basketbolli, 60-62. 

Marquiz Baker ka qenë lojtari më efikas i mitrovicasve, duke shënuar double-double prej 27 pikëve dhe 10 kërcimeve, derisa atij i ndihmoi edhe përforcimi i ri i Trepçës, Josh Turner që kontribuoi me 15 pikë të shënuara. 

Te nikoqirët, më të dalluar, sipas pikëve të shënuara, kanë qenë, Ummar Shanon, që shënoi 21 pikë, derisa atij i ndihmoi edhe Shawntez Patterson me 14 pikë tjera. 

Derisa Trepça ka shënuar fitoren e shtatë të stinorit, Besa ka regjistruar disfatën e nëntë sonte. 
 

Statistikat individuale te Besa

 

1 Umar Shannon 21 pikë 4 asistime 3 kërcime

2 Shawntez Patterson 14 pikë 6 kërcime 1 bllokadë

3 Manny Richardson 9 pikë 9 kërcime 2 bllokada

4 Beqë Kovaqi 6 pikë 8 kërcime 4 asistime

5 Dominique Scales 5 pikë 15 kërcime 1 bllokadë

6 Blendi Matoshi 3 pikë 7 kërcime

7 Dion Basha 2 pikë 2 kërcime 1 asistim

 

Statistikat individuale te Trepça

 

1 Marquiz Baker 27 pikë 10 kërcime 1 asistim

2 Josh Turner 15 pikë 3 kërcime 2 asistime

3 Samir Zekiqi 6 pikë 6 kërcime 4 asistime

4 Arian Mehmeti 4 pikë 8 kërcime 1 asistim

5 Anthony Thompson 4 pikë 6 kërcime 3 asistime

6 Valdrin Haxhiu 3 pikë 2 kërcime 2 asistime

7 Arian Tahiri 3 pikë 2 asistime

 

Please reload

bottom of page