top of page

Peja përkohësisht në krye

5 Nëntor 2014

Skuadra e Pejës e ka mposhtur Vëllaznimin lehtësisht me rezultat 72-99, dhe përkohësisht ka marrë kryesimin në ETC Superligën e Kosovës në basketboll.
 

Pejanët u futën në këtë ndeshje si favorit dhe këtë epitet e dëshmuan gjatë tërë takimit, pasi që nuk i dhanë shumë hapësirë ekipit vendas.

Të udhëhequr nga Samir Shaptahu që shënoi 27 pikë dhe Jan Mocnik me 17, pejanët shënuan një fitore të lehtë ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, ku të pranishëm ishin afro 1000 shikues.

Me këtë fitore Peja merr përkohësisht kryesimin në tabelë me 11 pikë, mirëpo nëse Sigal Prishtina e mposhtë nesër KB Golden Eagle Yllin, atëherë Bardhekaltërit do të rikthehen përsëri në maje me 12 pikë. 

 

Please reload

bottom of page