top of page


Peja zyrtarizon Fisnik Rugovën
5 Janar 2015
Fisnik Rugova është përforcimi i parë i skuadrës pejane. Basketbollisti prishtinas, Fisnik Rugova, në vazhdim të kampionatit do ta vesh fanellën verdhezi të skuadrës së Pejës.
Transferimin e tij e ka zyrtarizuar edhe skuadra e Pejës, e cila nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook ka njoftuar për këtë transferim.
Fisnik Rugova, i cili do të luajë për herë të parë në një skuadër tjetër përveç Sigal Prishtinës, në gjysmëstinorin e parë ka pasur minutazh të vogël në ekipin nga kryeqyteti dhe kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore e largimit të tij.
Rugova është përforcimi i parë i Pejës në afatin kalimtar të janarit që filloi sot.
Please reload
bottom of page