top of page

Torres shkëlqen, Atletico eliminon Realin

15 Janar 2015

Real Madrid, mbrojtësi i trofeut të Kupës së Mbretit në Spanjë, eliminohet nga rivali lokal dhe kampioni aktual i vendit. Fernando Torres ka shënuar golat e parë të tij që prej rikthimit në Atletico Madrid. 

Golat e tij sonte, të shënuara në fillim të çdo pjesë loje kanë qenë të mjaftueshme për t’ia siguruar Atleticos, kalimin në çerekfinale të Kupës së Mbretit, pas fitores në ndeshjen e parë të zhvilluar një javë më parë në Vicente Calderon, 2-0. 

 

Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo shënuan pas golave të El Ninos, mirëpo, me kaq përfundoi rruga e Real Madridit drejt mbrojtjes së trofeut të mbretit të Spanjës. 


Ndeshja e parë në Vicente Calderon

 

Në fund, 2-2 rezultati, derisa Diego Simeone me rezultat të përgjithshëm 4-2 ka eliminuar rivalin lokal të udhëhequr nga Carlo Ancelotti që nuk arriti t’i përgjigjej assesi Rojiblancove. 

 

Në çerekfinale, Atletico do të ndeshet me fituesin e çiftit, Barcelona-Elche.

Please reload

Më të fundit

bottom of page