top of page

Pa telashe ndaj Elches

8 Janar 2015

Barcelona ka shënuar fitore rutinore ndaj Elches. Barcelona, përkundër probleme të brendshme në klub, ka arritur që të shënojë fitore të lehtë në Camp Nou sonte ndaj Elches me rezultat të thellë 5-0. 

Luis Enrique nisi ndeshjen me sulmin latinoamerikan, më të mirin në dispozicion, Messi - Suarez - Neymar, ku çdonjëri nga këta shënoi së paku njëherë në portën e kundërshtarit. 

Javier Mascherano luajti rol kyq në mesfushë, duke prerë akcionet e rralla të kundërshtarit dhe riorganizuar sulmet katalonase, derisa Suarez është treguar i jashtëzakonshëm me disa pasime mjeshtërore gjatë ndeshjes. 

 

Ndeshja e kthimit e së tetës së finales së Copa del Rey luhet javën që vjen në Elche. 

Please reload

Më të fundit

bottom of page