

Lideri nuk fal ...
3 Dhjetor 2014
Chelsea ka arritur ta thyejë me lehtësi Tottenham Hotspur në derbn e Londrës. Skuadra e Jose Mourinhos e dominoi plotësisht këtë sfidë, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0. Eden Hazard (19’), Didier Drogba (22’) dhe Loic Remy (73’) shënuan golat e këtij triumfi të Bluve
Chelsea ka arritur që të shënojë fitore impresive ndaj rivalit lokal Tottenham.
Lideri i Premier League-së dhe ekipi i vetëm në Angli pa humbje deri më sot, Chelsea, ka kaluar pa ndonjë problem të madh edhe pengesën e radhës, Tottenham Hotspur.
Ekipi i Jose Mourinhos është treguar i pandalshëm karshi atij të Mauricio Pochettinos, duke e mposhtur 3-0.
Dy gola të shpejtë nga Eden Hazard dhe Didier Drogba, kanë treguar forcën e Chelseat, derisa zëvendësuesi Loic Remy, ka vulosur fatin e takimit.
Më të fundit