

Chelsea këndellet
13 Dhjetor 2014
Lideri i Premier League-së, Chelsea, nuk është lëkundur fare nga disfata e kaluar nga Newcastle United në ligë dhe këtë e ka treguar sot ndaj Hull Cityt, duke e mposhtur 2-0 në Stamford Bridge.
Ndeshja e zhvilluar në Stamford Bridge e pa të rikthyer Diego Costan në formacion, ku edhe sulmuesi realizoi.
Pas shtatë minutash lojë ishte Eden Hazard ai që me asistim të Costas realizoi për 1-0.
Në vazhdim Chelsea dominoi, por goli i sigurisë erdhi në pjesën e dytë.
Huddlestone së pari u përjashtua me karton direkt të kuq pas një orë lojë, teksa shumë shpejt erdhi dhe goli i dytë për Chelsean.
Diego Costa (68') shënoi me asistim të Hazard për 2-0, që ishte dhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.
Me këtë fitore Chelsea ka 39 pikë në vendin e parë në Ligën Premier, tri pik më shumë se Manchester City që mposhti Leicesterin në udhëtim. Kjo ka qenë fitorja e katërt e londinezëve në gjashtë xhirot e fundit, derisa Hull City është në krizë të vërtetë të rezultateve dhe vazhdon të mbetet në zonë të rrezikshme të klasifikimit.
Më të fundit