

Van Persie sjell fitoren e pestë me radhë
8 Dhjetor 2014
Manchester United ka kaluar në vend të tretë të tabelës, pas fitores së pestë me radhë në Premier League. Manchester United ka arritur të shënojë fitore ndaj Southamptonit sonte për të kaluar për herë të parë në vend të tretë të Premier League këtë stinor.
Ekipi i Louis Van Gaal ka shënuar fitore ndaj një kundërshtari të vështirë me golat e Robin Van Persiet, derisa me këtë ata tashmë renditen pas liderit Chelsea dhe rivalit lokal, Manchester City.
Duelin e dy trajnerëve holandez sonte, Ronald Koeman vs Louis Van Gaal, e fitoi ky i fundit, mirëpo kësaj i ka kontribuuar jashtëzakonisht edhe portieri spanjoll i ekipit, David De Gea - që ka pritur disa raste tejet të mira të vendasve.
Derisa Manchester United është duke shkuar drejt këndelljes me fitoren e pestë me radhë, Southampton është në rënie pasi që ka regjistruar disfatën e tretë me radhë pas super startit në Premier League.
Më të fundit