top of page

Falcao shpëton Unitedin

1 Janar 2015

Manchester United nis me barazim Vitin e Ri në Premier League.  Stoke City ka arritur të ndalë Manchester Unitedin me barazim në Britannia Stadium sot, në ndeshjen e parë të Vitit të Ri në Premier League. 

 

Për më tepër, ekipi i ish lojtarit të dikurshëm të Manchester Unitedit, Mark Hughes, ka pasur raste ideale për të fituar ndeshjen, por sulmuesit e tij nuk u treguan të saktë në raste ideale, derisa edhe referi nuk e pa një lojë me dorë të mbrojtësit Chris Smalling në zonë. 

 

Golat

 

Ryan Shawcross shënoi golin e parë të vitit në Premiership, duke ndërruar drejtimin e goditjes me kokë nga Peter Crouch që në minutën e parë të takimit. 

 

E për ekipin e Louis Van Gaalit, barazoi Radamel Falcao, që u gjend më së miri në zonë, pas një korneri, kur edhe barazoi në 1-1. 

 

Nisin vitin me barazim

 

Kosovari Adnan Januzaj luajti në 26 minutat e fundit të ndeshjes, kur zëvendësoi mbrojtësin Luke Shaw, por pa arritur të ndërrojë diçka sa i përket rezultatit. 

 

Barazimi për Stoke Cityn ka qenë i pari pas dy fitoreve në xhirot e shkuara, derisa United ka regjistruar të dytin me radhë pas atij ndaj Tottenham Hotspur. 

Please reload

Më të fundit

bottom of page