

Arsenal ndal kampionin
18 Janar 2015
Arsenal ka shënuar fitore të madhe në Etihad sot, duke e mposhtur Manchester Cityn 0-2Skuadra e Arsenalit ka arritur të shënojë fitore të madhe si mysafir në Manchester. Ata kanë mposhtur kampionin aktual të Anglisë, Manchester City, me rezultat 0-2, me nga një gol të shënuar për pjesë.
Përndryshe, kjo ka qenë fitorja e parë e Arsenalit si mysafir i Cityt që nga viti 2010, kur kishin fituar 0-3 (Nasri, Song dhe Bendtner, golashënues).
E sa i përket Cityt, përkundër kthimit të Sergio Agueros dhe Vincent Kompanysë në ekip, mungesa e Yaya Toures, dukej më e ndieshme.
Me këtë disfatë, City ka regjistruar humbjen e parë në Premier League që nga 25 tetori i vitit të shkuar, kur u mposhtën nga West Ham United, 13-të xhiro më parë.
Më të fundit