top of page

Dominon Arsenali

4 Janar, 2015

Arsenal kalon lehtësisht pengesën e Hull Cityt në FA Cup. Dy gola, nga një në çdo pjesë dhe shumë raste të humbura në fitoren e Arsenalit ndaj Hull Cityt për tu kualifikuar në raundin e katërt të FA Cup. 

Qendërmbrojtësi gjerman, Per Mertesacker dhe kiliani në formë, Alexis Sanchez, kanë shënuar golat për Topçinjtë, derisa Theo Walcott ka qenë përsëri në fushë pas kthimit nga lëndimi. 
 

Arsenal pa probleme kaloi në raundin e radhës të FA Cup, derisa Hull City është me mend në Premier League, ku po lufton për mbijetesë. 

 

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page