top of page

Besa i revanshohet Vëllaznimit

22 Nentor 2014

Besa ka arritur të përmbyll pjesën vjeshtore të stinorit me fitore ndaj rivalit rajonal, Vëllaznimit. Besa ka arritur të shënojë fitoren e parë pas katër xhirove, për të përmbyllur stinorin vjeshtor me shpresë për një pranverë më të mirë. 

 

Pejanët i janë revashuar rivalit rajonal, Vëllaznimi, për humbjen në Gjakovë, duke i mposhtur me rezultat 2-0. 
 

Edhe pse Besa kishte raste në pjesë të parë, nuk arriti të shënojë assesi, derisa Vëllaznimi kërkonte kryesisht përmes disa kundërsulmeve. 

 

Nisma e pjesës së dytë filloi mrekullueshëm për ekipin e Arbnor Morinës. Së pari, Fatih Karahoda shënoi për të rehatuar tifozërinë vendase, derisa pas këtij goli, pejanët kishin edhe raste tjera për të shënuar, por nuk arritën derisa Kastriot Rexha asistoi për Ilir Nallbanin, kapiten, që vendosi përfundimtaren 2-0.

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page