top of page

Dukagjini befason Hajvalinë

26 Nëntor 2014

Futbollisti i Dukagjinit, Leorant Dakaj, ka shënuar dy gola për ta eliminuar Hajvalinë nga gara e Kupës. Nënkampionja vjeshtore e Superligës, Hajvalia, është eliminuar që në fazën e parë të Kupës së Kosovës. 
 

Ajo është befasuar nga skuadra e Ligës së Parë, Dukagjini, që arriti të fitojë me rezultat 2-1.

 

Fitorja e ekipit nga Klina erdhi falë golashënuesit të dyfishtë, Leorant Dakaj, i cili ishte më meritori në fitoren e skuadrës së tij.

 

Rrethin e parë të Kupës e kaloi me sukses edhe skuadra e Besës, e cila e mposhti në Prizren skuadrën e Lirisë. Pejanët kaluan shpejtë në epërsi 0-2 me golat e Kastriot Rexhës, derisa prizrenasit u kundërpërgjigjën me një gol të bukur të Qëndrim Gashit.

 

Ekipi vendas u hendikepua në fillim të pjesës së dytë kur Fitim Krusha u ndëshkua me karton të kuq, e që kjo e pamundësoi Lirinë që ta gjejë golin e barazimit.

 

Në përballjet tjera, fitore kanë shënuar kryesisht favoritët. Prishtina e mposhti me rezultat të thellë Ballkanin (5-0), sikurse edhe Drita Vllaninë (6-2) dhe Flamurtari Luftëtarin (4-1), kurse fitore me rezultat më të ngushtë arritën Trepça ‘89, Drenica dhe Ferizaji.

 

Në dy ndeshjet e zhvilluara dje, patën shënuar fitore edhe Llamkos Kosova dhe Ferronikeli, të cilët e mposhtën Tefik Çangën, përkatësisht, Rahovecin.

 

Nesër do të luhen edhe dy ndeshje të tjera të rrethit të parë të Kupës, ku do të takohen KEKu - Gjilani dhe Llapi - Kosova (P).

 

Trepça, 2 Korriku dhe Istogu janë kualifikuar automatikisht në rrethin e dytë të Kupës, pasi kundërshtarët e tyre janë tërhequr nga garat.

 

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page