top of page

Trepça nuk mposhtet falë Babajt

22 Nentor 2014

Trepça e Ajet Shoshollit po tregon shenja jete dhe mosdorëzimi. Mitrovicasit barazojnë pas disavantazhit të shpejtë dhe nxjerrin një pikë në Istog. 

 

Trepça e Ajet Shoshollit ka arritur që të nxjerrë një pikë tejet të rëndësishme në Istog sot. Përkundër se mitrovicasit ishin në disavantazh 2-0 pas 20 minutave lojë në fillim, ata kanë treguar forcë për tu kthyer dhe për të barazuar në 2-2. 

 

Së pari Berat Vinarci uli epërsinë në fund të pjesës së parë, derisa në pjesë të dytë ustai Shpëtim Babaj, ka realizuar nga gjuajtja e lirë për të barazuar 2-2. 

 

Troftat kishin arritur që të shënonin shpejtë në fillim të ndeshjes përmes Jusuf Sabotic dhe Suad Saliagic, ndërsa pas barazimit dështuan të shënojnë nga një rast i mirë për fitore. 

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page