top of page

Magjia e Pirlos vendos derbin

30 Nëntor 2014

Andrea Pirlo përsëri me magji, vendos Derby della Molen. Një magji e Andrea Pirlos në sekondat e fundit të ndeshjes ka bërë që Juventus të dalë fitues në derbin e qytetit, ndaj Torinos, 2-1. 

 

Në momentet kur Torinoja mendoi se e nxorri pikën, në skenë doli veterani dhe njeriu më me përvojë sot në futbollin italian - që vendosi gjithçka sa i përket Derby della Moles. 

Juventus erdhi në epërsi përmes penalltisë së Arturo Vidalit, derisa Bruno Peres i Torinos u kundërpërgjigj 7 minuta më vonë me një vrap të pandalshëm kur qëlloi portën e Marco Storarit. 
 

12 minutat e fundit ekipi kampion i Italisë, i luajti pa Stephan Lichtsteinerin që u ndëshkua me të verdhën e dytë - por kjo nuk i pengoi bashkëlojtarëve që me 10 veta të dalin fitues në ndeshje. 

Torino ka shënuar për herë të parë në derbin e qytetit që nga viti 2002, derisa nuk ka mposhtur Juventusin që nga prilli i vitit 1995

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page