top of page

Madonnina pa fitues

23 Nëntor 2014

Derbi i qytetit të modës përfundon pa fitues. Derbi i madh italian i Milanos përfundoi me barazim, 1-1. Dy gola, nga dy skuadrat, nga një për pjesëlojë përcaktoi fatin e Derby della Madoninnës numër 213 la Interin ende me dy fitore më shumë se Milan (76-74). 

 

 

Goli i Menezit
 

Milan i Pippo Inzagit ishte dukshëm më i mirë në pjesë të parë, kur e kërkonin më shumë golin - që edhe gjetën pas një krosimi të bukur të Stephan El Shaarawy, kur Jeremy Menez shënoi për bukuri. 

 

Para kësaj, Mauro Icardi i Interit kishte dështuar të shënojë para portës milaneze, kur Diego Lopez mbrojti me këmbë tentimin e tij. 

 

Barazimi i Interit
 

Inter morri iniciativë të lehtë në pjesë të dytë dhe në një moment, kur Joel Obi dukej i mbuluar, gjeti hapësirë për shut dhe qëlloi portën e Rossonerëve për të barazuar, 1-1. 
 

Rastet e humbura
 

Inter vazhdoi edhe me disa rate, por pa sukses, derisa Icardi nuk e kishte ditën, kur qëlloi shtyllën. E rastet më të mira i humbën Rossonerët, kur Stephan El Shaarawy qëlloi horizontalen nga afërsia duke qenë i vetmuar, ndërsa Andrea Poli u gjend më së mirë në një tollovi por devijimi i topit nga mbrojtësi Neroazzur, shpëtoi portën e Samir Handanovicit. 

Roberto Mancini debutoi sonte si trajner i Interit në rikthimin e tij pas disa viteve, derisa Pippo Inzaghi për herë të parë si trajner shijoi derbin e madh të qytetit të Milanos. 

Ky ka qenë barazimi i parë i rivalëve të qytetit, që nga 24 shkurti i vitit të kaluar, derisa në dy ndeshjet para kësaj të sotmes, Inter dhe Milan arritën nga një fitore 1-0 në cilësinë e vendases. 

 

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page