top of page

Milan del nga kriza

30 Nentor 2014

Seria e zezë e Milanit prej 5 ndeshjeve pa fitore në Serie A ka përfunduar me fitoren ndaj Udineses.
Skuadra e Milanit më në fund ka gjetur rrugën e fitores.

 

Rossonerët të cilët nuk kanë arritur të shënojnë fitore në pesë ndeshjet e fundit, është këndellur në ndeshjen e sotme ndaj Udineses.

 

Françezi Jeremy Menez shënoi në minutën 65’ nga penalltia dhe në minutën 75’ pas asistimit të Bonaventuras, për t’ia siguruar fitoren e shumëkërkuar të Milanit.

 

Që të dy skuadrat e përfunduan ndeshjen me nga një lojtar më pak, pasi Maurizio Domizzi (62’) i Udineses dhe Michael Essien (71’) i Milanit u ndëshkuan me karton të kuq.

 

Kjo ishte fitorja e pestë e Milanit në këtë stinor, aq sa ka edhe numër të humbjeve dhe të fitoreve skuadra e Udinese

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page