top of page


Juventus demolon Veronën
15 Janar 2015
Juventus demolon Veronën për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Juventusi i Max Allegrit me gjysmën e ekipit të parë në fushë, ka mposhtur lehtë dhe bindshëm Veronën sonte për të arritur çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Bianconerët nisën serinë e golave që në minutën e gjashtë të ndeshjes, duke mos u ndalur deri në dhjetëminutëshin e fundit për përfundimtaren 6-1.
Në çerekfinale, Juventus do të takohet me Parmën e Andi Lilës, që mposhti dje Cagliarin, 2-1.
Please reload
Më të fundit
bottom of page