top of page

Derbi pa fitues

6 Janar 2015

Derby d'Italia përfundon pa fitues.Spektakli italian i futbollit në Juventus Stadium dha shumëçka prej emocioneve futbollistike, derisa në fund skuadrat u ndanë me barazim 1-1. 

 

Kampioni në fuqi nisi shpejtë dhe mirë ndeshjen, që u kurorëzua edhe me golin e argjentinasit, Carlos Tevez. 

 

Juventus morri pastaj edhe një iniciativë për më tepër, por nuk arriti të shënojë. 

 

E Inter u kundërpërgjigj në pjesë të dytë të ndeshjes kur Mauro Icardi shënoi gjatë një tentimi të tij diagonal drejt portës së Gigi Buffonit, për të barazuar në 1-1. 

 

Loja pastaj morri hov dhe raste të panumërta u shpërdoruan nga të dyja palët për të përfunduar ndeshja baraz, 1-1. 

 

Mateo Kovacic u ndëshkua me të kuqe 5 minuta para fundit të ndeshjes, duke bërë një faul të ashpër, derisa Lukas Podolski debutoi për ekipin e tij të ri në pjesë të dytë. 

 

Në fund, Juventus kishte mundësinë që të përfitonte në një tollovi te zona e Interit, por në fund Samir Handanovic me gjatësinë e tij, i dha fund tentimeve Bianconere. 

Pas këtij barazimi Juventus vazhdon lidershipin në Serie A, mirëpo tani me vetëm një pikë më shumë se ndjekësja kryesore Roma, derisa Inter ka regjistruar barazimin e shtatë të stinorit dhe gjendet në pozitën e 11. 

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page