top of page

Granit Bajraliu fitues i turneut “Pavarësia” në Tiranë

28 Nëntor 2014

Për nder të ditës së flamurit, Federata Shqiptare e Tenisit organizoi turneun tradicional “Pavarësia” ku morrën pjesë tenistët më të mirë nga Shqipëria dhe Kosova.Tenisti nga Kosova, Granit Bajraliu doli të jetë fitues i turneut në një konkurrencë mjaftë të fortë. 

Bajraliu në finale ishte më i mirë se Arbër Sulstarova, që momentalisht është tenisti më i mirë nga Shqipëria. Prishtinasi me një lojë shumë të mirë, me goditje precize dhe ofanzive triumfoi me rezultat 6:3, 6:4.

Tenistët më të mirë nga Shqipëria tani më kanë vite që luajnë në Davis Cup apo në turne ndërkombëtare. Kosovarët në anën tjetër kanë qenë të izoluar dhe vetëm vitin e fundit kanë mundur të luajnë në turne individuale ndërkombëtare duke përfaqësuar Federatën Ndërkombëtare të Tenisit (ITF).

Pranimi i Federatës së Tenisit të Kosovës pritet të ndodh në mars të vitit 2015 kur edhe mbahet ansambleja vjetore e Federatës Europiane të Tenisit Tenistët nga Kosova treguan lojëra shumë të mira në turneun Pavarësia. Vlen të përmenden fitoret e Durim Morinës ndaj Kevin Kacelit me rezultat 6:0, 6:4 dhe Burim Bytyqit ndaj Martin Hysenbregasit 6:4, 7:6. Tenistët e rinjë Osman Reçica, Meldin Mustafi dhe Sefer Jakupi duke kaluar nga një gjiro të turneut poashtu lanë përshtypje të mirë me lojën e treguar. Përveq kategorisë së seniorëve turneu u mbajt edhe në kategorinë e veteranëve. Në këtë kategori plotësishtë dominuan tenistët nga Shqipëria.    

Federata Shqiptare e Tenisit ndau shpërblime dhe kupa për fituesit e turneut

 

 

Please reload

bottom of page