top of page

Prizreni dhe Prishtina finalist në Tenis

Tetor 2014

Tenistët prizrenas arritën të plasohen në finalen e kampionatit ekipor të Kosovës në tenis. Ata në gjysmëfinalën që u zhvillua sot në Prizren e mundën ekipin Sporek nga Gjakova me rezultat 4-0. 

Ekipi i Prizrenit në përbërje të plotë u paraqit para gjakovarëve.

Mysafirët nga Gjakova me tenistë të moshës së re treguan se janë një ekip i mirë dhe me punë mund të arrijnë suksese në të ardhmën. Në finalen e madhe që do të e përcaktoj edhe Kampionin ekipor të Kosovës në tenis do të përballën për herë të pestë Prizreni dhe Prishtina. Që të dyja ekipet kanë nga dy tituj kampioni. Takimi final do të luhet në Prizren, të shtunën më 1 Nëntor 2014 duke fillua nga ora 11.

 

Please reload

bottom of page